Abdixhiku sot me takime e tubime elektorale

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku do të mbajë disa takime dhe tubimin elektoral në Malishevë nga ora 18:00.
Po ashtu nga ora 11:00 sipas një njoftimi mbahet konferenca e rregullt e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Selinë Qendrore të LDK-së.
Agjenda e kandidatit të LDK-së për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku
E premte, 24 janar 2025
17:00, Takim me banorët e Nepërbishtës së Suharekës
Vendi: “Cafe te Dritoni”, lokali i fshatit
18:00, Tubim elektoral në Malishevë
Vendi: Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”
19:30, Takim me banorët e Hasit
Vendi: Shtëpia e Kulturës “Reshat Çoçaj”, në Gjonaj
20:30, Takim me banorët e Ratkocit të Rahovecit
Vendi: Shtëpia e Kulturës “Jah Hoti”, në Ratkoc.
Ndërsa në orën 11:00, mbahet konferenca e rregullt e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Selinë Qendrore të LDK-së.