Abdixhiku: Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhti

Abdixhiku: Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhti

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar për zhvillimet e fundit në vend duke thënë se akt patriotik është kërkesa për ecje me SHBA-në.
Ai po ashtu shpreh shprehur se investimi me i madh i Serbisë në Kosovë ka qenë krijimi i bindjes se vendi ynë duhet të ecë pa aleatë.
“Në veçanti pa koordinim me ShBA-të. Ky investim ka prekur figura me ndikim në pushtet siç ka prekur dhe analistë të pushtetit që në vazhdimësi ushqejnë këtë bindje.Kush do ta kishte menduar një fitore të tillë të Serbisë?! As në ëndrrat më të mira të tyre, nuk është menduar që Kosova do të normalizojë distancimin nga aleatët tanë kaq lehtë e kaq shpejtë. As në ëndrrat më të mira të Serbisë nuk është pritur ky përfundim i Kosovës me shtetet që i kanë dhënë dhe lirinë, dhe demokracinë dhe pavarësinë.”, shkroi ai.
Abdixhiku ka bërë thirrje që të refuzohet një influencë e tillë.
“Koha për refuzim dhe përballje të kësaj influence në vendimmarrje shtetërore e në diskurs publik. Nuk guxojmë një grup mjeranësh të na sjellin në këtë pozitë. Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhti. Kërkesa për ecje me ShBA është akt patriotik.”, përfundoi ai./21Media

Back to top button