Dorëhiqen 4 zyrtarë serbë të KQZ-së

Dorëhiqen 4 zyrtarë serbë të KQZ-së

Edhe sot kanë vazhduar dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës. Katër zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të angazhuar në komunat veriore, janë dorëhequr ot.
Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi Zëdhënësi i KQZ-së, Vlamir Elezi.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar njoftimin për dorëheqje të 4 zyrtarëve komunalë të Zgjedhjeve në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. KQZ-ja do ta trajtojë këtë çështje dhe do t’iu mbajmë të informuar”, tha ai.
Dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës kanë ardhur pas vendimit të Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet e Kosovës./21Media

Back to top button