Abdixhiku takon Hovenierin: Koordinimi me aleatët strategjikë, garanci e sigurisë sonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka takuar këtë të enjte ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Abdixhiku ka bërë të ditur se me Hovenierin diskutuan për zhvillimet politike dhe gjendjen e sigurisë në vend, teksa thekson se LDK-ja beson se koordinimi me aleatët strategjikë është garanci e sigurisë
“Sot, pasdite, prita në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. LDK-ja beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garanci e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Back to top button