Kaloni te përmbajtja kryesore

Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rikujtuar se nesër, më 31 maj 2026, përfundon afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një njoftimi, KQZ u ka bërë thirrje qytetarëve që ende nuk janë regjistruar ta shfrytëzojnë kohën e mbetur për të përfunduar procedurat e nevojshme.

Sipas KQZ-së, regjistrimi mund të bëhet në mënyrë elektronike përmes platformës së dedikuar online, si dhe pranë Zyrës së Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

KQZ ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjithë qytetarëve në procesin zgjedhor, duke u bërë thirrje personave me nevoja të veçanta që të regjistrohen brenda afatit të paraparë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button