Abdixhiku thërret më 19 nëntor Kuvendin Zgjedhor të LDK-së:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se më 19 nëntor do të thërras Kuvendin e dhjetë Zgjedhor të kësaj partie.

“Në cilësinë e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas kompetencave të përcaktuara me nenin 17 të Statutit të LDK-së, thërras Kuvendin X Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës me datë 19 nëntor 2023.Në po të njëjtën ditë, në ngjarjen vijuese, thërras anëtarësinë tonë në ngjarjen e madhe të Konventës Programore ‘Rruga e Re’.Le të ketë festë!Le të ringritemi si një.”, shkroi Abdixhiku./21Media

Back to top button