Abdixhiku thotë se shtrenjtimi i energjisë është vendim i Qeverisë Kurti
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike është i Qeverisë Kurti veçse sipas tij e njëjta e ka kamufluar atë përmes Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE).
Në një konferencë për media, ai ka thënë se dëgjimi publik i ZRrE-së është bërë vetëm mjet kamuflimi i vendimit të ri të Qeverisë.
Sipas tij, diferenca nga 600 në 800kWh është diferencë simbolike.
“Vendim i qeverisë i kamufluar nën petkun e ZRRE-së për shtrenjtimin astronomik të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, ky vendim i kamufluar nëpërmjet ZRrE-së, vendim i qeverisë parasheh që çdo shpenzim mbi 80 kWh qytetarët e Kosovës do të paguajnë tarifën e shtrenjtë nga 6.75 cent sa është sot në 12.5 cent pothuajse dyfish më shtrenjtë, ndërkaq tarifën e lirë nga 2.89 cent sa është sot saktësisht 5.9 cent, rreth 104% më shtrenjtë”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku ka thënë se LDK është parti që veprimin e vet politik e ka brenda institucioneve të Kosovës duke theksuar se kjo është rruga që do të ndjekin për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.