Abdixhiku uron ditën e mësuesit: Me ne në pushtet do të rritet koeficienti në 135

Kryetari i Lidhjes Demokraikte të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka uruar 7 marsin duke falënderuar të gjithë mësimdhënësit për kontributin e tyre të çmuar ndër breza.

Abdixhiku ka thënë se programi i tyre “Rruga e re” parasheh ngritje të koeficientit për mësimdhënësit nga 125 deri në 135 në vitet e fundit të mandatit.

“Kjo ditë është e një rëndësie të veçantë, sepse kujtohet roli dhe kontributi i jashtëzakonshëm i mësimdhënësve, të cilët detyrën e tyre fisnike; edukimin e arsimimin, nuk e ndalën as në momentet më të rënda të vendit. LDK e ka prioritet trajtimin dinjitoz të mësimdhënësve. Në programin politik “Rruga e Re”, parasheh ngritje të koeficientit për mësimdhënësit, nga 125 në vitin e parë, në 135 në vitin e fundit të mandatit. Puna e juaj fisnike, duhet të trajtohet me dinjitet edhe në aspektin financiar”, ka shkruar LDK në “Facebook”./21Media

Back to top button