Policia dhe Dogana aksion në barnatoret në Veri, dyshohet për kontrabandë me produkte mjekësore

Policia e Kosovës e asistuar nga Dogana ka zhvilluar aksion në dy lokacione në Veri.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, i cili tha se aksioni po zhvillohet në barnatore.

“Kontrolli kryhet për shkak të dyshimit për kontrabandë me mallra, gjegjësisht produkte mjekësore”, tha Elshani./21Media

Back to top button