Abdixhiku uron Lushtaku- Sadriun për pozitën e nënkryetares: Është vlerë për Prishtinën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abduxhiku e ka uruar Jeohna Lushtaku- Sadirun për marrjen e detyrës së re si nënkryetare e Prishtinës.

Abdixhiku e ka vlerësuar atë duke e cilësuar si grua të fortë

“Jehonës i urova detyrën e re si nënkryetare në Kryeqytet. Duke e njohur nga afër, si një grua të fortë, me plot vullnet e përkushtim në secilin angazhim që ajo merr, Jehona thjeshtë është një vlerë për Prishtinën dhe gjithë ne! Ju priftë e mbara!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Lushtaku- Sadriu është emëruar në këtë post, pas shkarkimit të Donjeta Sahatiut nga kryetari Përparim Rama.

Shkarkimi i saj sipas Ramës është bërë për shkak të vonesave të shumta në proces dhe ngecjes së projektit të digjitalizimit,

“kam marrë vendim që të liroj nga detyra, znj. Donjeta Sahatçiu, nga pozita e Nënkryetares së Kryeqytetit dhe pozita e Ushtrueses së Detyrës së Drejtores së Arsimit. Dr. Jehona Lushaku – Sadriu, e kam emëruar Nënkryetare të Kryeqytetit dhe Ushtruese e Detyrës së Drejtores së Arsimit. Dr. Lushaku – Sadriu është profesoreshë e mirënjohur universitare me arritje të shumta profesionale”, thuhej mes tjerash në njoftimin e Ramës më 5 shkurt.

Derisa për shkarkimin e Sahatçiut pati reagime nga PDK-ja subjet politik ku ajo bën pjesë, duke e cilësuar lirimin e saj nga detyra si qëllim politik./21Media

Back to top button