Abdixhiku: Whatsappi në LDK është për familje, jo për mafi energjetike

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit në Lipjan, ka folur për bisedat që u publikuan sot mes Kryeministrit Albin Kurti, Ministres Artane Rizvanolli, ish-Kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqit dhe Dejona Mihalit.

Sipas tij, këto biseda dëshmojnë përfshirjen e qeverisë së Kosovës në bisedat për tenderat milionëshe në KEK, që janë bërë në shkelje me ligjin.

“Whatsappi në LDK është për familje; jo për mafi energjetike! Por le ta themi qartë, për gjithë këta të paditur, që kur kanë hypë mbi shtet e kanë paramenduar veten si të plotfuqishëm, sa dhe tenderët i kanë kurdisur haptas e kaq lehtë. Le ta themi qartë, qëtë na kuptojnë qartë, ata që bërtasin sot se kanë një siklet të madh. Ndryshimi po vjen. Për të gjitha paratë e vjedhura në katër vjet, për të gjithë hajninë cep më cep, do të përgjigjeni cent më cent”, tha Abdixhiku.

Back to top button