Abdixiku për reduktimet: Prokuroria të hetojë vonesën në mirëmbajtjen e Bllokut A5
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar për kufizimet energjisë elektrike.
Sipas tij Kosova ka mungesë të energjisë elektrike sepse Blloku A5 i KEK-ut nuk ka kryer mirëmbajtjen e rregullt. Andaj ai i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë vonesën në mirëmbajtjen e këtij bllo9ku.
Ai tutje ka kritikuar Qeverinë për vonesë në veprim.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se qe një muaj nuk ka as mirëmbajtje të Bllokut A5 e as prodhim
“Kosova nuk ka rrymë sot sepse Blloku A5 i KEK-ut, që prodhon plot 13% të rrymës në Kosovë, nuk ka kryer mirëmbajtjen e rregullt e të paraparë me kohë – prandaj tash e një muaj nuk është në funksion. Një muaj as mirëmbajtje e as prodhim. Dhe do të qëndrojë kështu për shumë kohë sepse Qeveria e Kosovës, sikurse në çdo temë tjetër, është e vonuar të veprojë. Verës pushon, dimrit nisë të mirëmbajë – këso praktike të mbrapshtë nuk njeh asnjë shtet.
Sot, nga 130 MËh në orë, apo 78,000 euro për orë (në pikun energjetik), i humbasim si pasojë e kësaj vonese skandaloze. Madje, gjatë muajve në vijim, kur çmimi i energjisë rritet edhe më shumë, vlera e humbur do të jetë shumë më e lartë se kjo”, ka shkruar i pari i LDK-së.
Ai tutje ka thënë se ka kapacitete por nuk ka punë.
“Kemi kapacitete por s’i kemi në punë. Kjo është e vërteta e reduktimeve të rrymës në verë.Përtej neglizhencës së praktikantëve, nuk mund të mendojë asgjë tjetër, veçse një interes madhor që përfiton miliona euro nga tenderet riparuese e nga blerja e energjisë derisa ne nuk prodhojmë.
Prandaj ftoj Prokurorinë e Kosovës, të hetojë vonesën në mirëmbajtjen e Bllokut A5. Siç dhe ftoj Qeverinë e papërgjegjshme të Kosovës të zgjohet nga gjumi i thellë veror e të bëjë çdo përgatitje të nevojshme për një dimër të vështirë për energjinë – nisur nga shkarkimi i Bordeve partiake në KEK e ZRrE që me paaftësi po krijojnë terr në verë.‘, ka përfunduar Abdixhiku./21Media