Kush do të performojë në dy netët tjera të Beerfest Kosova?

Mbrëmë ka nisur festivali “Beerfest”.
19, 20 dhe 21 gushti janë data e rezevuara për këtë festival i cili po mbahet në parkingun prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Organizatorët kanë njoftuar se përveç birrave e pijeve të tjera, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të argëtohen me performancat e artistëve të njohur shqiptarë.
MC Kresha, Lyrical Son, Melinda Ademi, Xuxi, Dj Caboo, David Dreshaj, Lore, Yon Idy, Telikput, M.O.M, Nonejm, Minatori janë vetëm disa nga emrat që do të performojnë në këtë edicion të Beerfest.
Brendet pjesëmarrëse vendore janë: Peja, Prishtina, Sabaja, Morea dhe Illyrian Castle.Kurse birrat ndërkombëtare janë: Tuborg, Somersby, Carlsberg, Heineken, Moretti, Nastro Azzurro, Peroni, Grolsch, Corona, Kozel, Asahi, Ëellf Brau./21Media

Back to top button