Abdülhadi Krasniç synon mandatin e tretë në krye të Mamushës

Në debatin zgjedhor në RTV21, kandidati i KDTP-së për kryetar të Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç, foli për arritjet gjatë dy mandateve të kaluara dhe synimin për një mandat të tretë.
Ai theksoi mbështetjen që ka marrë nga qytetarët dhe ndikimin pozitiv të rritjes së popullsisë në buxhetin e komunës.
“Dy mandate jemi në përfundim e sipër. Me mbështetjen e qytetarëve, kemi vendosur të kandidojmë edhe për mandatin e tretë”, tha Krasniç.
Sa i përket regjistrimit të popullsisë, ai theksoi: “Mamusha është ndër tri komunat që nuk ka shënuar rënie, por rritje të popullsisë, dhe kjo ka ndikuar pozitivisht në rritjen e buxhetit”./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?