Abortet sekrete zbulohen përmes dokumentarit ”The Janes”

Pak dokumentarë që shikojnë të kaluarën ofrojnë një vizion të vërtetë të së ardhmes sa “The Janes”.
Drejtoret, Tia Lessin dhe Emma Pildes kanë hedhur një sy rreth një duzinë grash që u mblodhën në Çikago për të siguruar aborte në një kohë kur procedura ishte e paligjshme në pjesën më të madhe të vendit.
Këto gra të zakonshme kryesisht të bardha, të klasës së mesme, këshilluan dhe organizuan aborte e më vonë u rrezikuan nga arrestimi dhe burgu.
Ato e quanin veten ”Jane”, një emër i koduar i zgjedhur rastësisht, dhe motivi i tyre nuk ishte paraja apo fama, por t’u jepnin një mundësi grave që nuk donin fëmijë. Ata nuk kishin asnjë sfond mjekësor apo juridik, vetëm dhembshuri.
“Nuk është qështje nevoje, por një detyrim filozofik nga ana jonë për të mosrespektuar një ligj që nuk respektonte gratë”, tha njëra nga gratë.
Ndërsa një tjetër theksoi ”Ne po ndërtonim një botë të re”.
“The Janes” vjen në HBO dhe HBO Max disa javë pasi një draft i zbuluar i një opinioni të Gjykatës së Lartë të SHBA tregon se një shumicë konservatore e gjyqtarëve janë gati të rrëzojnë vendimin historik të gjykatës të vitit 1973 që vendosi të drejtat e abortit në mbarë vendin.
Vizioni i regjisorëve është i drejtpërdrejtë, duke mos i përdorur Janes për asgjë tjetër përveç asaj që ishin të jashtëligjshëm kishotikë të Amerikës së Mesme.
Mesazhi i këtij dikumentari është se pa aborte të sigurta, gratë morën vendime të tmerrshme që mund të çonin në morg./21Media

Back to top button