Çmimi i naftës sot shënon rekord të ri

Çmimet e karburanteve sot kanë shënuar rekord, një litër naftë dhe benzinë ka arritur mbi 1.90 euro.
Sot një litër naftë është duke u shitur nga 1.87-1.91 euro në tregun e Kosovës. Ndërsa, një litër benzinë nga 1.89-1.93 euro.
Prej ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë ka filluar që çmimet e derivateve të mos jenë stabile. Kryetari i shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, për portqalin rtv21.tv pati thënë se tregu do të stabilizohet vetëm pasi të përfundojë kjo luftë.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni ka arritur 12.5 përqind në muajin maj 2022 krahasuar me majin e vitit 2021.
Sipas indeksit të çmimeve, karburantet janë shtrenjtuar 45.3 përqind në muajin maj të këtij vitit krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Në anën tjetër, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se sot do të dorëzojnë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën për reduktimin e akcizës në derivate dhe TVSH-së në produkte esenciale./21Media

Back to top button