Absurdet tona: Ende pa marrëveshje për koalicion!
Analistët vlerësojnë se posti i presidentit “mollë sherri” për bashkëqeverisje
Edhe pas takimeve të njëpasnjëshme Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po arrijnë të lidhin koalicion qeverisës, për shkak të dallimeve në mes tyre. Analistët politik vlerësojnë se nëse në seancën konstituive të 26 dhjetorit këto dy parti nuk arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje, atëherë vendi mund të hyjë në krizë politike.(Teksti-Donika Osmani, kamera- Sahit Troshupa)./21Media