Absurdet tona: Kosova 7 muaj pa Qeveri!

Vela: Dëmi është mungesa e kontrollit për marrëveshjet e reja me Serbinë.- Abdullahu: Kjo stërzgjatje për të bërë qeveri është e pajustifikueshme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj po vazhdon të ushtrojë detyrën e shefit të ekzekutivit, ndonëse ka dhënë dorëheqje në korrik të vitit të kaluar. E javëve të fundit ka shpeshtuar mbledhjen e kabinetit të tij duke mos ia lënë keq ndarjen e mjeteve financiare dhe emërimet në pozita të njerëzve të caktuar. Por stopimi i ndonjë investimi kapital, mungesa e përfaqësimit politik në arenën ndërkombëtare dhe mos qëndrimi sa i përket temave rajonale, po shihen si dëme të pa riparueshme që i janë bërë Kosovën në këto muaj, ku po zvarritet krijimi i qeverisë së re, nga partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe partia e dytë, Lidhja Demokratike e Kosovës.

 

 

Back to top button