Adele blen rezidencën e aktorit të njohur

Artistja, Adele ka nisur këtë vit me pak shpenzime.
Fituesja e shumëfishtë e çmimeve Grammy, ka blerë rezidencën e aktorit të njohur, Sylvester Stallone në Beverly Hills.

Artistja e “Easy on Me”, tani është pothuajse në përfundim të kësaj çështje. Besohet se në fund të këtij muaji do të arrihet një marrëveshje, nga e cila bëhet e ditur se Adele do të paguajë 58milionë dollarë për rezidencën.
Është gjithashtu një ulje e madhe nga 110 milionë dollarë – çmim marramendës që Stallone fillimisht renditi pronën e madhe me tetë dhoma gjumi dhe 12 banja për në janar 2021.
Stallone e ka pronësinë që nga mesi i viteve 1990 dhe ndërtoi rezidencën me porosi të stilit mesdhetar prej 18,587 metrash katrorë nga themeli. Komponimi është super i sigurt; ndodhet prapa portave private, brenda një komuniteti të mbrojtur nga rojet./21Media

Back to top button