Shkupi në mesin e qyteteve më të ndotura në botë

Në bazë të të dhënave “IQAir”, Shkupi sot është në mesin e 10 qyteteve më të ndotur në botë.
Treguesi i grimcave të dëmshme PM10 në ajrin e kryeqytetit Shkup është 154, ndërkaq mëngjesin e sotëm kryeqendra e Maqedonisë së Veriut u rëndit në vendin e parë me tregues 194 të grimcave PM10.
Të dhënat nga stacionet matëse të cilësisë së ajrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut tregojnë se Shkupi dhe Kavadarci mëngjesin e sotëm janë qytetet më të ndotura në vend. I ndotur në shkallë të lartë është edhe ajri në Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë.
Strumica, Gjevgjelia, Koçani dhe Velesi kanë ajër mesatarisht të ndotur./TV21

Back to top button