Adele, Ed Sheeran dhe Inflo të nominuar për çmimin ”IvorNovello”

Adele, Ed Sheeran, Coldplay, Dave dhe Raye janë nominuar për çmimin prestigjioz “IvorNovello” për kantautorin më të mirë.

Producenti dhe shkrimtari Inflo, i quajtur dikur “prodhuesi më me ndikim dhe misterioz në planet”, kryeson nominimet për çmime, me katër gjithsej, shkruan BBC.

Ai njihet për punën e tij me fituesin e çmimit Brit, Little Simz, këngëtarin Cleo Sol dhe kolektivin e funk-soul Sault.

Ed Sheeran, i cili sapo fitoi një betejë për plagjiaturë, është në garë për tre çmime.

Përveç tekstshkruesit të vitit, ylli ka dy këngë ”Bad Habits” dhe ”Shivers” për kategorinë PRS për muzikën më të performuar, e cila njeh këngën e dëgjuar më shpesh në radio dhe televizion në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar.

Të nominuar në atë kategori janë edhe Elton John dhe Dua Lipa’s Cold Heart; Little Bit Of Love i Tom Grennan-it dhe David Guetta, Joel Corry.

Kënga e rikthyer e Adelës ”Easy On Me” është në garë për këngën më të mirë muzikore dhe lirike, këngë kjo e cila ka mjaftë konkurrencë. /21Media

Back to top button