Adele kryeson top-listat me ”Easy On Me”

Adele po qëndron në krye të top-listave me këngën e saj të rikthimit ”Easy On Me”, që deri më tani ka arritur shitjet më të larta në javën e parë për një këngë në këto pesë vjet.
Kënga e parë nga albumi i saj i titulluar ”30”, deri më tani ka shitur 217.300 kopje në Mbretërinë e Bashkuar.
Shifrat monumentale do të ndihmojnë në përtëritjen e industrisë së muzikës britanike pas 18 muajsh të mjerueshëm, me këngën që gjithashtu grumbullon një rekord prej 84.9 milionë dëgjime në Spotify për një javë në mbarë botën.
Kënga e titulluar ”Easy On Me”, ishte paralajmëruar shumë nga artistja, madje një pjesë të kësaj kënge Adele e kishte kënduar edhe live në ”Instagram”, për fansat e saj.
Kënga është publikuar më 15 tetor./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=11u4K-GxW3A

Back to top button