Adele thuhet se anuloi koncertet për shkak të problemeve me të dashurin e saj

Adele thuhet se ka anuluar koncertet në Las Vegas për shkak të problemeve me të dashurin e saj Rich Paul.
U raportua se këngëtarja 33 vjeçe, anuloi rezidencën në Caesars Palace ‘Weekends With Adele’ një ditë përpara shfaqjes debutuese të planifikuar për shkak të problemeve me të dashurin e saj, Rich Paul.
Burime pranë Adele pohojnë se ajo ka qarë gjatë provave dhe i ka ndërprerë për të marrë në telefon të dashurin e saj.
Rezidenca e saj fillimisht ishte menduar të hapej javën e kaluar, me shfaqjet e planifikuara të zgjasin deri në prill.
Përmes disa fotografive u pa Adele teksa hipi në një aeroplan në Vegas në rrugë për në Los Angeles për të qenë me Paulin menjëherë pasi bëri të ditur se ka anuluar të gjitha ngjarjet.
Paul, 40 vjeç, i cili menaxhon yllin e NBA-së, LeBron James, Anthony Davis e Ben Simmons, ka qenë me këngëtaren që nga fillimi i vitit 2021.
Para lajmeve për çështjet e marrëdhënies së saj, u raportua gjithashtu se vonesat ishin për shkak të pakënaqësisë së këngëtares me skenografinë, veçanërisht për një pishinë të ngritur në mes të skenës./21Media

Back to top button