Adele tregon se kujt ia dedikon albumin e ri
Këngëtarja e njohur, Adele ka thënë se albumi i saj i ri u regjistrua për të ndihmuar djalin e saj nëntë vjeçar të kuptojë pse ajo dhe bashkëshorti i saj janë divorcuar.
“Doja t’i shpjegoja atij përmes këtij regjistrimi, kur ai është në të njëzetat ose të tridhjetat, kush jam dhe pse kam zgjedhur vullnetarisht të marr këtë vendim”, ka thënë ylli për Vogue.
Adele ka shtuar tutje se kjo është një plagë për të dhe nuk e din nëse do të jetë në gjendje ta shëroj ndonjëherë.
Këngëtarja është duke punuar ende për të nxjerrë albumin e saj të katërt të shumëpritur. Ndërkaq, albumi titullohet ”30” që nënkupton moshën në të cilën Adele u martua me partnerin e saj, Simon Konecki, dhe më pas e la atë.
Ashtu siç ka paralajmëruar këngëtarja, kënga ”Easy On Me”, e cila është pjesë e albumit do të publikohet plotësisht më, 15 Tetor./21Media