Adelina Tahiri tregon se a është ndarë nga bashkëshorti i saj

Adelina Tahiri është një ndër këngëtaret më të komentuara të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja nuk është shumë aktive më në muzikë, mirëpo tregohet mjaft aktive me postime në rrjete sociale.

Për Adelinën është shkruar shpesh edhe për raportin me bashkëshortin e saj. Ndonëse u tha se lidhja e tyre mbetet e ftohtë, Adelina u ka dhënë fund aludimeve përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet e shoqëruar nga bashkëshorti, prindërit e saj dhe motra.

“Koha për familje” ka shkruar Adelina.

Kujtojmë se, nga martesa me Serjozhën Adelina ka një djalë të quajtur, Jon./21Media

Back to top button