Halimi: Qeveria Kurti është e ngulfatur në afera korruptive

Zëdhënësja e LDK, Sibel Halimi, ka thënë se qeverisja e kryeministrit Albin Kurti është bosh dhe nuk po e ndryshon jetën e kosovarëve.

Halimi thotë se ajo çfarë po bën ky pushtet, është ofrimi i armiqve të fabrikuar për turmat.

Zëdhënësja e LDK ka thënë se kjo Qeverisje është e ngulfatur në afera korruptive dhe e izoluar ndërkombëtarisht.

”Pushteti i Albin Kurtit është bosh dhe nuk e ndryshon jetën e qytetarëve, por turmave u ofron armiq të fabrikuar. Në realitet pushteti aktual është duke u ngulfatur në afera korruptive dhe nga izolimi ndërkombëtar. Qytetarët duhet ta kuptojnë mashtrimin që po ju bëhet duke mundësuar të riparohen gabimet dhe të shpëtohet shteti. Ndërlidhja e çdo situate që nuk i konvenon këtij pushteti me Serbinë është shfrytëzim i traumës së luftës për t’i frikësuar qytetarët, është tendencë e nënshtrimit të tyre. Reagimi i çdo njeriu me të përmendur të përjetuarën e rëndë, është instiktiv. Për këtë të vërtetë ky pushtet është i vetëdijshëm, por qytetarët duhet të vetëdijesohen që t’i thonë jo manipulimit”, ka shkruar Halimi në Facebook./21Media 

Back to top button