Ademaj i LDK-së premton realizimin e projektit të mësimit gjithëditor

Kandidati i LDK-së për kryetar të Malishevës, Fatmir Ademaj, në debatin zgjedhor në RTV21 u zotua se do të marrë përgjegjësi për disa probleme, për siç tha, disa probleme me të cilat ballafaqohet Malisheva.
Sa i përket ujit të pijes dhe energjisë elektrike, tha se janë prioritet i tij, por sipas Ademajt, këto varen edhe nga qeverisja qendrore.
Ademaj tha se prioritet i tij do të jetë arsimi.
“Nevoja e mësimit gjithëditor shihet tashmë në të gjitha komunat; unë do të filloj pilotprojektin në pesë fshatra e do ta vazhdoj në tërësi deri në fund të mandatit tim”, tha ai./21Media