Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, saktësisht në lagjen Puhovc.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftoi se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Sot rreth orës 19:20, Policia është njoftuar se ne lagjen Puhovc në Pejë, ka ndodhur një rast ku dyshohej se një person është pa shenja jete, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Rugova./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?