Ademi i ftuar special i FIFA-s në Botërorin e klubeve

Federata Ndërkombëtare e Futbolllit, FIFA ka ftuar presidentin e FFK-së, Agim Ademin që të jetë mysafir special në Kampionatin Botëror të klubeve, që zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe nga data 3 deri më 12 shkurt, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.
Kjo ftesë është në vazhdën e ftesave që presidenti Ademi ka marrë nga FIFA për ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, në të cilat nuk e kanë pasur rastin të jenë të gjithë presidentet e Federatave anëtare të FIFA-s.

Back to top button