Adriana Lima ndryshon pamjen

Supermodelja braziliane 42-vjeçare, Adriana Lima ndryshoi pamjen e saj të jashtme.

Ajo ka postuar në rrjetin e saj Instagram një foto ku u shfaq me pamjen e re.

Supermodelja ka marrë pjesë në premierën e filmit “Hunger Games: The Balad of Songbirds and Snakes”, e cila u zhvillua më 13 nëntor në Los Angeles.

“Engjëlli” më i famshëm i Victoria’s Secret, Adriana Lima, ndoqi gjurmët e Linda Evangelista.

Në të vërtetë, nëse shikoni fotot e mëparshme të modeles dhe krahasoni pamjen e saj të fundit, fytyra e saj ka ndryshuar ndjeshëm.

Vlen të theksohet se Adriana është shfaqur në tapetin e kuq me bashkëshortin dhe katër vajzat e saj./21Media

Back to top button