Stano për RTV21 tregon pse nuk është bërë publik propozimi i BE-së për Asociacionin

Janë bërë më shumë se tri javë që kur Kosovës dhe Serbisë iu dorëzua draft-statuti evropian për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe ende nuk dihet se çfarë në fakt përmban ai draft.

Në një përgjigje për RTV21 Bashkimi Evropian tha se propozimi për draft-statutin e Asociacionit nuk është publikuar pasi përpjekjet diplomatike për këtë çështje janë duke vazhduar

“Propozimi i BE-së nuk është bërë publik, pasi përpjekjet diplomatike janë duke vazhduar. Ne kurrë nuk publikojmë dokumente zyrtare që janë në diskutim e sipër dhe presim të njëjtën gjë nga partnerët, pasi është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet. Është gjithashtu politika jonë e kahershme që të mos komentojmë rrjedhjet e supozuara ose raportet në media që pretendojnë se e kanë parë ose publikuar dokumentin”., tha zëdhënës i BE-së,  Peter Stano./21Media

Back to top button