Adriana Matoshi pas operacionit: Premtimin e mbajta, unë u ktheva

Aktorja shqiptare, njëherit deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi iu nënshtrua një operacioni në tru, pasi i ishte rikthyer sëmundja përsëri.
Për Adrianen, marshuan në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, familjar, miq, kolegë e qytetarë të shumtë, për t’i dhënë përkrahje asaj në këtë periudhë të vështirë për të.
Adriana e kaloi me sukses operacionin, e njëjta ka falënderuar të gjithë përmes një postimi në Facebook.
“Po ju falenderoj shumë krejt juve që m’keni shkrujt prej momentit që e kom publiku lajmin. Ma boni hallall që nuk kom mrri as me i lexu ato mija mesazhe që hala nuk po ndalen. Për momentin jom tu qëndru larg telefonit si rekomandim i mjekut për pushim dhe qetësi apsolute”, ka shkruar Adriana.
Tutje, Matoshi për marshimin në Prishtinë ka thënë se ishte krejtë e papritshme për të, e ajo iu kthye në forcë aktores.
“Ecja/marshimi n’sheshin e Prishtinës u kon për mu e papritshme. Jo pse kom dyshu n’dashninë e njerzve t’mi, po n’temperatura qaq t’ulëta, i pashë të mbledhun shoqni, kolegë e qytetarë të cilët ma dhan forcën ma t’madhe ndërkohë që unë isha duke i’u nënshtru krejt analizave e kontrollave para operimit”, tha Matoshi
Artistja ka kërkuar që marshe të llojit të tillë të bëhen çdo herë, në mbështetje të personave të tjerë të prekur nga sëmundjet e rënda.
“Marshet e tilla duhet me u organizu e me ju dediku krejt atyne fmive, grave e burrave që luftojnë e na nuk e dijmë nëpër çka po kalojnë. Besomni nuk ja u njihni as dhimtën, as stresin, e as ngarkesën e kostos që e ka mjekimi për kto smundje kaq t’rona. Mos pritni veç ditëlindje,Bajram, Vit t’Ri, Kërshëndella e Pashkë për me u dashtë. Gzojeni jetën edhe ditve t’rëndomta. Gjejeni motivin e pozitivitetin çdo ditë që e gzoni shëndetin. Rrini afër atyne qe kanë nevojë, motivoni për jetë, kujtojani arsyjet pse i duhen botës, pse duhen me luftu fort. Tregoni që jeta gjithmonë i sprovon ushtarët ma t’fortë”, shtoi tutje aktorja./21Media

Back to top button