Lirohet pasi mbajti 27 vjet burg gabimisht

Një burrë nga Bostoni, i cili kaloi 27 vjet në burg për akuzat për vrasje, u lirua të martën pasi një gjykatës vendosi se ai nuk kishte një gjykim të drejtë.
James Lucien u dënua për vrasjen e Ryan Edwards gjatë një pazari droge tre dekada më parë, por gjithmonë u deklarua i pafajshëm.  Lucien u fajësua nga ish-detektivi i policisë së Bostonit, John Brazil, i cili ishte pjesë e një ekipi të BPD-së që më vonë u akuzua për korrupsion, transmeton rtv21.tv.
Lucien e dinte se çfarë donte të bënte në ditën e tij të parë të lirisë. “Unë dua të jem me familjen time”, tha ai.
Por Dionne Richards, motra e Ryan Edwards, tha se e mërziti fakti që askush nuk akuzohet tani për vrasjen e vëllait të saj.
James Lucien, tani 48-vjeçar, ishte dënuar me burgim të përjetshëm në lidhje me vrasjen e Ryan Edëardsit më 1994./21Media

Back to top button