Adriana Matoshi për gratë: Mos duroni, po punoni, qeshuni, vishuni e ndrequni

 
Sot po festohet 8 Marsi, apo e njohur ndryshe edhe si Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Aktorja njëherësh edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, në këtë datë të shënuar, ka përcjell një mesazh të veçantë në rrjetet sociale.
Matoshi ka kërkuar nga gratë që të jenë më të lira, më të pavarura dhe më të suksesshme.
“GRA, duheni me kuptu e me ia shti vetit n’kry qe LUMTUNIA osht me kon e lire, e pavarun, e suksesshme! Ni BURR i dhunshem e tradhtare nuk te duhet sen. JETA osht shume ma e mire se sa dhuna psiqike e fizike. Mos duroni,po punoni e gjallnoni, keshni, veshnu e ndreqnu. Jo veç per 8 mars, po per dite t’lume qe na ka fale e na fale i lumi Zot. Gezuar per ton jeten zemrat e mia!”, ka shkruar Matoshi në Facebook./21Media

Back to top button