Aeroplani bëri ulje emergjente por, pasagjerja vdiq

Një aeroplan i British Airways u detyrua të bënte ulje emergjente në Uzbekistan pasi që një një pasagjere u sëmur në bord. Ajo vdiq pak pasi mbërriti.
Aeroplani u nis nga Islamabad i Pakistanit në orën 12:38 të së mërkurës dhe duhej të fluturonte për në Londër. Sidoqoftë, u detyrua për ulje emergjente në Tashkent pas gati tre orësh fluturimi pasi një pasagjere 83-vjeçare në bord u sëmur.
Menjëherë pas uljes, pasagjerët e tjerë zbritën nga avioni dhe pritën në terminal për informacione të mëtejshme, megjithkëtë 83 vjeçarja humbi jetën, transmeton rtv21.tv.
Identiteti dhe kombësia e gruas nuk u zbulua. Pas përfundimit të formaliteteve në Uzbekistan, fluturimi do të vazhdojë për në Londër.
Fluturimi u vonua më tej pasi u shfaq një problem teknik gjatë furnizimit me karburant, njoftuan mediat Uzbekistane. Duhej dhënë një leje speciale në mënyrë që një inxhinier vendas të mund të riparonte një pompë të dëmtuar në Boeing 777. Ky lloj avioni nuk përdoret në Uzbekistan.
Pas riparimit, u rekomandua për pushim para se t’i jepej drita jeshile për të vazhduar fluturimin./21Media

Back to top button