Aeroplani në Miami përfshihet nga zjarri, tre të lënduar

Një aeroplan mori flakë pasi u ul në aeroportin ndërkombëtar në Miami të martën,
Autoritetet kanë bërë të ditur se tre pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore, të tjerët janë të sigurtë tashmë,
Zjarri shpërtheu kur pajisjet e uljes brenda aeroplanit u rrëzuan gjatë uljes.
Në aeroplan ishin 126 pasagjerë.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka bërë të ditur se ekipi mbërriti në vendngjarje për të hetuar zjarrin./21Media

Back to top button