Aeroporti i Dnipros shkatërrohet nga granatimet ruse

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko tha se aeroporti në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro, ishte shkatërruar nga një sulm rus.
“Dhe një sulm tjetër në aeroportin në Dnipro. Nuk ka mbetur asgjë prej tij tashmë. Aeroporti dhe infrastruktura aty pranë janë shkatërruar. Por raketat vazhdojnë të fluturojnë”, tha ai.
Reznichenko tha se informacioni për viktimat ishte duke u qartësuar.
Aeroporti ishte goditur më parë nga forcat ruse. Reznichenko tha se më 15 mars se një sulm raketor rus kishte nxjerrë jashtë përdorimit pistën dhe kishte dëmtuar një ndërtesë terminali./21Media

Back to top button