Aerosmith anulon koncertet për qershor e korrik në Las Vegas

Bendi Aerosmith njoftoi fansat se nuk do të mbajë koncertet në qeshor e korrik siç kishte planifikuar t’i organizonte në Las Vegas. Arsyeja është se këngëtari Steven Tyler vendosi t’i nënshtrohet një programi rehabilitimi (për trajtim nga droga).
Bendi për këtë njoftoi përmes llogarisë në Instagram , ku shkroi: “Siç e dini, vëllau ynë Stiven po mundohet të pastrohet nga droga për vite me radhë. Pas operimit të këmbës për tu përgatur për skenë, tani me vullnet iu nënshtrua edhe programit për pastrim. Pra ai synon të përqendrohet në shëndetin e tij, të shërohet”.
Në postim po ashtu shkruan se koncertet e anuluara në Las Vegas do të shtyhen për shtator.
Këngëtari Steven Tyler ka diskutuar hapur për drogën që prej themelimit të bendit në vitet e 70-ta. Ai po ashtu ka treguar se ka bërë përpjekje të vazhdueshme që të pastrohet nga ajo.
Bendi Aerosmith gjatë karrierës së deritanishme është shpërblyer me disa çmime. Ai është shpërblyer me 25 çmime gold, 18 platin, dhe 12 certifikime multi-platin për albume.
Bendi Aerosmith vlerësohet në mesin e bendeve që ka shitur më së shumti incizime në 50 vitet e fundit./21Media

Back to top button