Afati për deklarim të pasurisë deri të hënën
Të gjithë zyrtarët e lartë publikë duhet të deklarojnë pasurinë
Kjo sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit duhet të bëhet deri me datë 1 prill 2019, e jo deri me 31 mars kur është paraparë, kjo pasi afati nuk mund të përfundojë në ditë pushimi apo feste.
“Llogaritja e këtij afati është bërë në përputhje me paragrafin 4, Nenit 81, të Ligjit Nr. 05/L -031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative, i cili përcakton se: Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk do të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve. Kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen menjëherë pas saj”.
Agjencia është në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë të kryhet me sukses./21Media