Afër 8 mijë raste aktive me COVID-19

Në Kosovë janë 7 mijë e 988 raste aktive me COVID-19.
Komunat me numrin më të madh të rasteve aktive janë Prishtina 1 mijë e 474 raste, Prizreni 594, Gjilani 531, Peja 460, Gjakova 436, e të tjera.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të dielën se një qytetar nga Prishtina ka humbur betejën me COVID-19. Ndërsa janë konfirmuar 618 raste të reja me virusin, nga 1 mijë e 331 testime të kryera./21Media

Back to top button