Afganët në Shqipëri nën mbrojtje për 1 vit
Qeveria e Shqipërisë vendosi dhënien e mbrojtjes së përkohshme të shtetasve afganë për një periudhë 1 vjeçare. Kjo mbrojtje nis nga moment i hyrjes në Shqipëri.
Emigrantët do qëndrojnë 1 vit në Shqipëri dhe nëse nevojitet do tu kufizojmë lëvizjet
Kryeministri Edi Rama ngre gjithashtu dhe Task-forcën me shtatë ministra, e cila ka për detyrë të:
a) Negocion me partnerët ndërkombëtare për çështjet që lidhen me objektin e këtij vendimi;
b) Harton planin e veprimit për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare;
c) Koordinon situatën e pritjes dhe të akomodimit të shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit;
ç) Evidenton nevojat emergjente për t’i paraprirë punës me ndryshimet e mundshme të kuadrit ligjor, nënligjor e rregullator, të cilat ndikojnë në përmirësimin në këtë funksion;
d) Analizon kërkesat shtesë buxhetore për funksionimin, shpenzimet dhe bazën e nevojshme materiale, si dhe koordinon fondet e donatorëve për këtë qëlllim.
Periudha e veprimit të Task-Forcës është deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare nga shtetasit afganë dhe personat pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit. /21Media