Zyrtare, Milani përforcon sulmin me Pellegrin dhe i jep numrin 64

 
Milani ka nënshkruar zyrtarisht me Pietro Pellegrin nga Monaco, si huazim me mundësi blerjeje në fund të sezonit, gjë që mund të bëhet e detyrueshme.
Sulmuesi është vetëm 20 vjeç, por u transferua në Monako nga Genoa për 20.9 milionë euro plus bonuse në janar të viti 2018.
Monaco lëshoi një deklaratë zyrtare këtë pasdite duke e konfirmuar transferimin e tij në klubin italian.
Lojtari do të veshë fanellën me numër 64 në këtë sezon.
Raportohet se marrëveshja vlen 1 milion euro për huazimin me opsionin e blerjes për 6 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën e lojtarit.

Back to top button