Afganistan: Dramat televizive – pa aktore
Gratë do të ndalohen të shfaqen në drama televizive në Afganistan,pas kufizimeve te reja mediatike që lansoi Qeveria e re e talebanëve
Të gjitha dramat, telenovelat dhe shfaqjet argëtuese ku femrat interpretojnë role – janë të ndaluara, sipas udhëzimeve të qeverisë të lëshuara të dielën për transmetuesit publik.
Ministria perkatese Përhapjes së nxori tetë direktiva në lidhje me atë që lejohet të transmetohet, në kufizimet e para të këtij lloji të vendosura në rrjetin mediatik të vendit.
Ndër direktivat, gratë prezantuese të lajmeve tani duhet të mbajnë shami në ekran. Në mënyrë të ngjashme, burrat në ekran duhet të veshin “rroba të duhura”, megjithëse udhëzimet nuk specifikojnë se cilat lloje të rrobave konsiderohen “të duhura”.
Ministria shtoi se filmat në kundërshtim me ligjin islamik dhe vlerat afgane nuk duhet të transmetohen,as filma të huaj dhe vendas që “promovojnë kulturën dhe vlerat e huaja”.
Rregullat gjithashtu thonë se programet argëtuese dhe humoristike “nuk duhet të bazohen në fyerjen e të tjerëve”, as “për fyerje të dinjitetit njerëzor dhe vlerave islame”.
Më në fund, por edhe emisionet televizive që përshkruajnë “profetët dhe shokët” – nuk duhet të transmetohen,urdhëron Ministria.
Nën qeverinë e mëparshme talebane në pushtet,nga viti 1996 deri në 2001, televizioni ishte i ndaluar si dhe shumica e formave të tjera të mediave…
Vendimi i fundit i mediave të talebanëve tregon se prania e grave në jetën publike është ende e pasigurt, thuhet nder te tjera ne nje raport më të gjatë të CNN nga Kabuli./E.D-21Media