Aksidentohet autobusi në Bullgari, vdiqën 46 persona, kryesisht turistë nga Maqedonia

Të paktën 46 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, kanë vdekur pasi një autobus u përplas dhe mori flakë në Bullgarinë perëndimore, shumica prej të cilëve ishin turistë nga Maqedonia e Veriut.
Sipas zyrtarëve vendas ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.
Kreu i shërbimit të kontrollit të fatkeqësive të vendit, Nikolay Nikolov, tha për mediat se “45 ose 46 njerëz vdiqën” në aksident ndërsa 7 pasagjerë u shpëtuan dhe u evakuuan në një spital në kryeqytet.
Sipas kanalit BTV, në automjetin, i cili kishte ardhur nga Stambolli dhe ishte nisur për në Shkup, ndodheshin 12 fëmijë.
Ende nuk është përcaktuar shkaku i aksidentit në këtë fazë.
“Jam i tmerruar. Kjo është një tragjedi kaq e madhe”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev për kanalin televiziv privat BTV./21Media

Back to top button