Afganistan: OKB dënon shtypjen brutale të protestave

Një luftëtar taleban i drejtoi një armë një gruaje gjatë një demonstrate në Kabul,kurse ushtarë të tjere talibanë përdorën armë, shkopinj dhe kamxhik kundër protestuesve, thuhet në Raportin e OKB-së.
OKB dënoi talebanët për shprehjen e një “përgjigje gjithnjë e më të dhunshme” të talibanēve.
Luftëtarët talebanë vranë katër persona gjatë protestave të fundit, ben te ditur OKB.
Protesta janë zhvilluar në të gjithë Afganistanin që nga rënia e Kabulit më 15 gusht, duke kërkuar respektimin e të drejtave të grave dhe lirive më të mëdha.
“Ne u bëjmë thirrje talibanëve që menjëherë t’i japin fund përdorimit të forcës kundër atyre që ushtrojnë të drejtën e tyre për tubim paqësor dhe gazetarëve që mbulojnë protesta dhe ndalime arbitrare,” tha një zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.
Ajo gjithashtu kritikoi dhunën kundër gazetarëve. Gazetarët i thanë BBC këtë javë se talebanët i rrahën, arrestuan dhe i torturuan kur ata u përpoqën të percillnin protestat.
Raportet e pakonfirmuara thonë se talebanët planifikojnë të mbajnë ceremoninë e inaugurimit të qeverisë së tyre të re kete të shtune, më 11 shtator. Kjo është dita kur Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë ngjarje për të shënuar 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Të perkujtojmë se gati 3.000 njerëz vdiqën atë ditë pas ketij sulmi ne Kullat Binjake te Nju Jorkut. Grupi militant islamik Al -Kaeda ishte organizatori i sulmit, i udhëhequr nga Osama Bin Laden,i cili ishte në Afganistan nën mbrojtjen e talebanëve në atë kohë, thuhet në një raport më të gjatë të BBC-së./E.D-21Media

Back to top button