Afganistan, tri organizata joqeveritare pezullojnë punën

Tre organizata të mëdha joqeveritare (OJQ) kanë ndërprerë punën në Afganistan pasi talibanët ua ndaluan grave të punojnë për to.
Në një deklaratë të përbashkët, Care International, Këshilli Norvegjez për Refugjatët (NRC) dhe Save the Children thanë se nuk do të ishin në gjendje të vazhdonin punën e tyre pa stafin.
Grupet e ndihmës po kërkojnë që gratë të vazhdojnë të punojnë për to.
Talibanët në pushtet në Afganistan kanë shtypur vazhdimisht të drejtat e grave.
Dekreti i fundit për OJQ-të erdhi vetëm disa ditë pasi talebanët ndaluan gratë të ndiqnin universitetin.
Abdel Rahman Habib, zëdhënës i ministrisë së ekonomisë së Talibanëve, pretendoi se punonjëset femra në grupet e huaja të ndihmës kishin thyer kodet e veshjes duke mos veshur shaminë./21Media

Back to top button