Kisha ortodokse serbe thotë se Patriarkut Porfirije iu ndalua hyrja në Kosovë

Kisha ortodokse serbe njoftoi se autoritetet në Prishtinë ia ndaluan Patriarkut Porfirije të vinte në Patrikanës e Pejës në prag të Krishtlindjes.
Me vlerësimin se është një “vendim jashtëzakonisht diskriminues”, patriarku u bëri thirrje autoriteteve të Prishtinës që “të ndalojnë të shkelin të drejtat e njeriut dhe lirive fetare të serbëve ortodoksë që kanë jetuar në Kosovë…”
“Patriarku Porfirije nuk heq dorë nga synimi i tij për të kryer shërbimin hyjnor në Patrikanën e Pejës dhe pret që ky vendim tejet diskriminues të anulohet”, njoftoi zyra e tij.
Patriarku shtoi se “i lutet Zotit për paqe dhe vullnet të mirë mes të gjithë njerëzve” dhe se “veçanërisht lutet që paqja të mbizotërojë mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, ku ata kanë jetuar së bashku me shekuj”./21Media

Back to top button