Afro 14 mijë euro mblidhen nga iniciativa në “Facebook” për familjen e Izet Demajt
Po synohet një fond prej 20 mijë euro
Afro 14 mijë euro janë mbledhur për familjen e policit të vrarë, Izet Demaj.
Kjo nismë që synon mbledhjen e 20 mijë eurove, ka filluar në rrjetin social “Facebook” me emrin “Fondi per policin e vrare- Heroi me i ri i Kosoves Izet Demaj”. Deri më tani janë grumbulluar 13 mijë e 842 euro.
Sipas njoftimit, paratë e grumbulluara në fund do t’i dorëzohen familjes së policit që u vra më 27 dhjetor të këtij viti.
Polici 42-vjeçar ka mbetur i vrarë, pas një shkëmbimi me armë me grabitësin, Kamer Metaj, i cili gjithashtu ka mbetur i vrarë në vend. Izet Demaj pas vetës la gruan dhe dy vajza./21Media