Afro 6 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Në Kosovë aktualisht numri i rasteve aktive është 5 mijë e 961.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në përditësimet e fundit, ku ka treguar se gjatë 24 orëve janë shënuar edhe 4 viktima nga COVID-19.
Ndërsa, janë shënuar edhe 236 raste të reja dhe janë shëruar 780 qytetarë.
Gjatë 24 orëve janë bërë 2 mijë e 648 testime./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?