Rebelët ukrainas urdhërojnë ”mobilizimin e përgjithshëm”
Një udhëheqës separatist në Ukrainën lindore urdhëroi një mobilizim të plotë ushtarak. Kjo lëvizje që vjen në kohën e një rritjeje të dhunës në rajonin e shkatërruar nga lufta që Perëndimi druhet se mund të përdoret si pretekst për një pushtim nga Rusia.
Denis Pushilin, kreu i qeverisë separatiste pro-ruse në rajonin e Donetskut, lëshoi një deklaratë duke njoftuar një mobilizim të plotë të trupave dhe duke u kërkuar rezervistëve që të paraqiten në zyrat e regjistrimit ushtarak.
Njoftimi erdhi pasi një evakuim masiv i grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga territoret e kontrolluara nga rebelët në rajonet Donetsk dhe Luhansk në Rusinë fqinje ishte duke u zhvilluar.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden të premten ka thënë se ishte ”i bindur” se presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të pushtojë Ukrainën dhe të sulmojë kryeqytetin, shkruan AP.
Pas javësh duke thënë se SHBA nuk ishte e sigurt nëse Putini kishte marrë vendimin përfundimtar, Biden tha se gjykimi i tij kishte ndryshuar, duke cituar inteligjencën amerikane.
”Që nga ky moment, jam i bindur se ai e ka marrë vendimin. Ne kemi arsye ta besojmë këtë. Ai përsëriti se sulmi mund të ndodhë në “ditët e ardhshme”‘, ka thënë Biden.
Komentet e presidentit në Shtëpinë e Bardhë pasuan një ditë dhune në rritje që përfshinte një autokolonë humanitare të goditur nga bombardimet dhe një bombë me makinë në qytetin lindor të Donetsk.
Rebelët pro-rusë filluan evakuimin e civilëve nga zona e konfliktit me një njoftim që dukej se ishte pjesë e përpjekjeve të Moskës për ta paraqitur Ukrainën si agresore./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?